sektori i prodhimit

"SALILLARI" posedon dhe ka ne perdorim 3 gurore : 2 gurore ne Urë Vajgurore, gurore ne Krujë

Në mënyrë që të kryejë procesin e thyeres se gurit, kompania është e pajisur me lejet përkatëse "Për perdorimin e eksplozivit civil". Ky proces kryhet nga specialistë të kualifikuar të cilët janë të pajisur me licencën e duhur të lëshuar nga Komanda Ushtarake Sherbime (RISh.M.) në Tiranë. Për këtë aktivitet, kompania zotëron makineri të specializuara të teknologjisë bashkëkohore:

1.  BPI 123 Drill Diameter 115mm
2.  TITON 200 Drill Diameter 115mm
3.  CASAGRANDE Drill Diameter 1 200 mm

Procesi kalon ne 2 linja:
a. Linja e levizshme e tipit "Scorpion", prodhuar në Suedi, teknologji e vitit 2004, me kapacitet 60m3/ore. Automatizimi ne nivelin 100%.
b. Linja stacionare e tipit "Loro PARIZIEN" me një kapacitet të përpunimit 80m3/ore me përdorim manual.

Prodhimi dhe perpunimi mesatar vjetor është 800,000 m3, nga të cilat 100,000 m3 shërbejne si material ndërtimi për objekte të vetë kompanisë dhe 700,000 m3 në vit janë vëllime guri kontraktuar nga "Seament Shqipërisë", për guroren e fabrikesFushë-Krujë Cement.

Falë përvojës së stafit, dhe fale lehtesirave te krijuara nga teknologjia e avancuar , kapaciteti i prodhimit dhe perpunimit është 2. 000,000 m3 / vit.